“Në 14 maj hapim kapitull të ri”, Berisha: Rama e vendos pushtetin mbi bandat

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar takimet elektorale në bashkinë e Lezhës, ku ishte me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit, Pashk Gjoni.

Berisha e quajti kryeministrin Edi Rama qeveritarin me mizogjen në historinë e Shqipërisë dhe shkaku i brengave të qytetarëve që detyrohen të përcjellin fëmijët jashtë vendit.

Më tej ai shtoi se Rama e ka vendosur pushtetin mbi bandat, pasi ato mbledhin vota për të.

Ai shtoi më tej se kryeministri ka vendosur pushtetin mbi bandat sepse ato mbledhin votat për të.

“Nuk vdes njeri për bukë thotë ai, po njerëzit duhet të jetojnë me dinjitet, nuk është puna te buka. Njerëzit duhet të mbajnë familjet. Jam këtu për një thirrje të veçantë. Këto 48 orë duhet të jenë orët e përpjekjes më të fuqishme kundër një njeriu që është qeveritari më mizogen i vendit. Janë vrarë 136 gra në Shqipëri në një vit të qeverisjes së tij, ai nuk merr asnjë masë dhe nuk ndalet në këtë fenomen. Është ai shkaku i brengave tuaja që përcillni fëmijët jashtë vendit.

Vjedh paratë, taksat e pasuritë. Vendos pushtetin mbi bandat se ata mbledhin vota. Bën takime me gratë, por ato kanë vetëm neveri për të. Nuk dinë ku të shkojnë. Në 14 maj, Lezha voton për shpirtin e heroit tonë kombëtar dhe vokacionin perëndimor. Ju siguroj se Pashk Gjoni, Behar Haxhiu në Kurbin, Albert Mlyshi në Mirditë, do bëjnë gjithçka që t’u kthejnë bashkitë juve. Në 14 maj të hapim një kapitull të ri, rivendosjen e pluralizmit politik në vend”, u shpreh Berisha.

 


Shtuar 11.05.2023 19:22