Scolari këshillon Neymarin të transferohet te kjo skuadër

Trajneri brazilian, Luis Felipe Scolari, ka këshilluar Neymarin të rikthehet te Barcelona.

Scolari, që ka stërvitur Neymarin te Kombëtarja e Brazilit, e njeh mirë atë, andaj ka vendosur të jap mendimin e tij për të ardhmen.

Gjatë një interviste për Fox Sports, Felipe foli për rikthimin e Neymar te Barcelona, opsion të cilin ai e mbështet.

“Për Neymar, do të thosha sot, duke e njohur atë, kthehu, shko te Barcelona”, ka deklaruar Scolari.

Neymar është një nga emrat më të përfolur për të ndryshuar skuadër në verën e këtij viti, dhe rikthimi i tij në Barcelonë, duket shumë i mundshëm.


Shtuar 23.04.2020 10:24