Interi me një mungesë të rëndësishme ndaj Juventus, ultrasit zikaltër deklaratë zyrtare

Derbi Juventus-Inter, i cili do të luhet më datë 3 prill, do të ketë një mungesë të madhe për zikaltërit.

Tifozeria e ultrasve të Interit, “Curva Nord”, ka bërë me dije se nuk do të jenë të pranishëm për të mbështetur ekipin e tyre në këtë sfidë shumë të rëndësishme.

“Nuk do të jemi të pranishëm dhe as nuk do të japim shpjegime rreth arsyes të këtij vendimi të përbashkët nga të gjithë ne. Nuk do të japim shpjegime sepse nuk duam që të krijojmë polemika dhe “zogjtë grabitqarë” të fillojnë të flasin.

Ne kemi arsyet tona dhe kjo mjafton për lexuesit, mjafton të thuhet se është një vendim i përbashkët nga të gjithë ne.

Është një zgjedhje e dhimbshme por e pashmangshme.”

Kjo është një goditje e madhe për ekipin e Interit pasi ultrasit e saj janë ata të cilët i japin zemer dhe shtysë ekipit./ h.ll/ albeu.com


Shtuar 28.03.2022 17:10