Asnjë vdekje dhe 20 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 20 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk është regjistruar asnjë vdekje, ndërsa 12 qytetarë janë shëruar.  Në total numri i rasteve aktive është 322.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.659.012 doza të vaksinës. Deri më sot 778.403 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 22.12.2021 15:05