Merr flakë një shtëpi në Fier, lëndohet e moshuara

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të mërkurë. Ngjarja ka nddhurnë Mbrostar Ura në Fier, në katin e dytë të një pallati.

Burime bëjnë me dije se në momentin e zjarrit në banesë ndodhej vetëm një e moshuar rreth 70 vjeç, e cila për fat të mirë ka shpëtuar.

Bëhet fjalë për të mshuarën Roza Shehu, e cili arrit të falë në kohë nga banesa. E moshuara është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekeve.

Në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve e moshuara ka tentuar të dalë nga dritarja duke pësuar dëme të lehta në trup. Shkruan BW. Punonjëset e qendrës shëndetësore të zonës kanë lajmëruar të parët shërbimin zjarrfikës, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë uniformat blu dhe ambulanca.

Sipas shefit të repartit zjarrfikës në Fier Zija Hyka, të gjitha orenditë janë shkrumbuar ndërkohë që neutralizimi i shpejtë i flakëve nuk ka lejuar përhapjen në banesat e tjera të këtij pallati.

Për shuarjen e zjarrit kanë ndihmuar edhe banorët e pallatit të cilët kanë ndërhyrë të parët për të shuar flakët me mjete rrethanore./AlbEu.com/