Rama: Sot nisin aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes për fermerët

Kryeministri, Edi Rama, bën me dije se nga sot deri më datë 11 prill fermerët mund të aplikojnë në e-albania për të përfituat nga Skema Kombëtare e Mbështetjes.

Ndër të tjera Rama ka publikuar në Facebook edhe një video nëpëtmjet së cilës jep më shumë informacione rreth skemës për fermerët.

Në total fondi për skemën kombëtare të bujqësisë është 3.3 miliardë lekë. Për herë të parë do të aplikohet edhe skema me subvencione në mbështetje të fermave me jo më pak se 10 krerë lopë në vlerën e 10,000 lekëve për krerë, dhe mbarështim i bletarisë në vlerën deri në 1,000 lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje.

Në skemën e këtij viti, ka një ndryshim në mbështetjen e fermerëve me naftë, pasi është rritur sipërfaqja bujqësore që do të mbështete përmes këtyre fondeve. Nga 0.4 ha që ishte kriter për të përfituar mbështetjen me naftë, tashmë sipërfaqja bujqësore ka shkuar në 1 ha. Që do të thotë të gjithë fermerë me sipërfaqe tokësore 1 ha mund të aplikojnë për subvencionin me naftë. Shteti subvencionon 80,4 lekë nga çmimi i naftës që përfshin akcizën, taksën e qarkullimit, karbonit dhe TVSH-në. Për 2022 përfituan 34,731 fermerë naftë pa taksa me vlerë fond financimi 1,95 miliardë lekë.

Ndërkohë, skemat e vitit 2023 përfshijnë edhe grante për investime në asete fikse, për ndërtimin e tregjeve bujqësore dhe të kafshëve të gjalla dhe thertoret. Gjithashtu pjesë e skemave të mbështetjes do të jenë edhe trajnimet dhe transferimi i njohurive në fushën e bujqësisë dhe të zhvillimit rural nga UBT-së, krahas skemës së naftës që vijojë për të tretin vit radhazi me një buxhet prej 1.4 miliardë lekë.

Gjatë vitit 2022 përfituan 49,000 fermerë nga Skema Kombëtare të mbështetjes për Bujqësinë. Vendin kryesor e shënoi masa për blegtorinë me rreth 43.6 % të aplikimeve, ndjekur nga kultivimi i grurit me rreth 24.7 % dhe mbështetja për bletarinë me rreth 18.2 % të totalit të aplikimeve.

/albeu.com/


Shtuar 20.03.2023 08:20

Tags: