Babë e bir godasin me grushte punonjësit e policisë në Mallakastër

Në Mallakastër është arrestuar një 56-vjeçar dhe është shpallur në kërkim një 27-vjeçar, pasi në afërsi të banesës së tyre kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë goditur me grushte punonjësit e Policisë, të cilët kishin shkuar në ndihmë të punonjësve të AKU-së.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 56 vjeç, banues në Mallakastër, si edhe shpallën në kërkim shtetasin F. M., 27 vjeç, pasi në afërsi të banesës së tyre kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë goditur me grushte punonjësit e Policisë, të cilët kishin shkuar në ndihmë të punonjësve të AKU-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu janë arrestuar babë e bir, Gramoz Harunaj, 62 vjeç dhe Jashar Harunaj, 26 vjeç, banues në Panahor, Mallakastër, të cilët ishin shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Këta shtetas kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike./albeu.com


Shtuar 23.07.2021 09:59