Vijojnë temperaturat e larta, parashikimi i motit për datën 15 shtator 2023

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Në orët e mesditës dhe pasdites përgjatë relieveve malore në veri të vendit vranësirat do ë pasohen nga reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtëra.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jug fiton  shpejtësi deri në 8m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë jetë i forcës  1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 13 deri 30°C

në zonat e ulëta 10 deri 33°C

në zonat bregdetare  14 deri 31°C