Parlamentarët të frikësuar nga koronavirusi, shtyhet seanca plenare

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se seanca plenare e së enjtes për arsye sigurie është shtyrë. Kjo ka lidhje me masat që janë marrë në kuadër të koronavirusit dhe mospërhapjes së tij.

Duke qenë se në Kuvend ka shumë persona, drejtuesit e Kuvendit janë detyruar të marrin vendimin ekstrem për ta shtyrë seancën, ndërkohë që nëpunësit e komisioneve parlamentare do të vijojnë punën.

Ndërkaq, pritet që të ketë një vendim të plotë nëse bëhet fjalë vetëm për seancën e kësaj të enjteje, apo edhe për të tjerat që janë planifikuar deri në 3 prill.


Shtuar 11.03.2020 09:35