Ilir Meta tregon nderin e vetëm që i ka kërkuar Bashës: Nuk e bëri kurrë!

Presidenti Ilir Meta gjatë një interviste për Syri.net ka zbuluar nderin e vetëm që i ka kërkuar sipas tij kryetarit të PD, Lulzim Bashës.

“Pas paraqitjes së kësaj platforme, që ja dërgova ambasadores amerikane, dëgjoj thashetheme që kjo platformë është kundër reformës në drejtësi dhe kundërshtohet nga Basha.

Ndaj e kontaktova z.Basha, të vetmin nder që i kam kërkuar, që të lutem posto një reagim në Twitter ku të thuash që jam dakord me platformen, sic ishte e vërteta.  Ai kurrë nuk e bëri këtë…”-tha Meta.

Ilir Meta: Kam nje keshilltar special per marredheniet me SHBA, ambasador Genc Mucaj.

Nepermjet tij dhe nepermjet Keshilltares per Integrimin Europian, pergatitem nje platforme vitin e kaluar per zgjidhjen e krizes vitin e kaluar.Zoti Basha u njoh me kete platforme dhe ra dakord, ndaj dhe une ja dergova ambasadores se SHBA, qe ne 8 prill 2020. Po ca ndodhi?Pas paraqitjes se kesaj platforme, qe ja dergova ambasadores amerikane, degjoj thashetheme qe kjo platforme eshte kunder reformes ne drejtesi dhe kundershtohet nga Basha.

Ndaj e kontaktova z.Basha, te vetmin nder qe i kam kerkuar, qe te lutem posto nje reagim ne Twitter ku te thuash qe jam dakord me platformen, sic ishte e verteta. Pra te konfirmonte qendrimin e tij, por ai kurre nuk e beri kete. Sic nuk me ktheu kurre pergjigje per mbrojtjen e Teatrit Kombetar nga shembja. /albeu.com/


Shtuar 22.11.2021 22:25

Tags: