“Greqia po bën lojë të rrezikshme”, eksperti i Sigurisë paralajmëron: Turqia do të godasë diku, vendin dhe kohën do ta shohim

Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë kanë marrë vëmendjen ditëve të fundit për shkak të paralajmërimeve të forta nga presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan.

Eksperti turk i Sigurisë dhe Terrorizmit, Abdullah Agar në një intervistë për mediat akuzoi Greqinë se po provokon Turqinë me lëvizjet e saj, duke shtuar se qëllimi është ‘Zhdukja e së ardhmes gjeopolitike të Turqisë’.

“Greqia po bën një lojë të tmerrshme,  një lojë shumë e rrezikshme. Kaq shumë armë, arrogancë, kaq shumë provokime e kërcënime. Ata kanë synime të shkatërrojnë të ardhmen gjeopolitike të Turqisë, ndërsa bashkëpunimi me organizatat YPG-PKK dhe koordinimi mes tyre është diçka jashtëzakonisht e rrezikshme për Turqinë”, tha ai, duke shtuar se do të ketë një “përgjigje” nga Ankaraja. Turqia patjetër do të bëjë diçka diku. Do të godasë diku . Tani kohën, vendin dhe mënyrën e kësaj do ta shohim të gjithë së bashku”, tha ai.