Thyhet rregulli i grumbullimeve, dhjetëra persona mblidhen pranë QV në Rrogozhinë

Urdhri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në një nga Qendrat e Votimit në Rrogozhinë, është thyer, pasi në një objekt ku janë vendosur dy qendra votimi ka një prani të madhe personash që nuk kanë lidhje me procesin zgjedhor dhe nuk janë votues.

Sipas urdhrit të KQZ-së, nuk duhet të ketë grumbullime jashtë ambienteve të QV-ve dhe persona që nuk kanë lidhje me procesin zgjedhor duhet të qëndrojnë 150 metër larg QV-në.

Në këto raste anëtarët e komisionit të QV-së duhet të mbajnë procesverbal dhe duhet të lajmërojnë policinë e shtetit. Kryekomisioneri i njërës prej QV-ve ka pohuar se nuk janë informuar nga vëzhguesit e jashtëm për situatën jashtë objektit.