Kel Demi ngre akuzën: Rama dhe Tërmet Peçi duhej të ishin gjobitur se nuk vendosën maskën

Gazetari Enkel Demi në emisionin ABC-ja e mëngjesit ishte në një bashkëbisedim online me Shefen Survejancës së Shërbimit të Inteligjencës Epidemike, u diskutuan masat e marra në këtë fazë të shpërthimit të epidemisë së Covid-19, në Shqipëri, duke filluar nga mbajtja e maskave, ruajtja e higjienës dhe distancimi social.

Në këtë bisedë gazetari Enkel Demi nuk la pa përmendur faktin se politikanët shqiptarë shpesh janë parë edhe pa maska, duke u referuar konkretisht takimit të Kryeministrit në Tepelenë me Kryetarin e Bashkisë, Tërmet Peçi gjatë inspektimit të bypass-it.

Enkel Demi u shpreh:

“Unë nuk dua t’ju rëndoj me këtë që dua të them tani sepse është jashtë kompetencave tuaja por pardje duhej patjetër gjobitur administratori Tërmet Peçi kryetar Bashkie, bashkë me kryeministrin Edi Rama kanë qenë për drekë në një ambient të mbyllur, që nuk lejohet, dhe kryeministri ka qenë pa maska, ka marrë shërbim nga një kamarier pa maskë, dhe meqë është kryeministër nuk e gjobit njeri. Meqë është kryeministër nuk të infekton, nuk prish asnjë punë”.


Shtuar 15.07.2020 08:42