Jozefina s’më përshëndet! Bleona? Evi Kokalari: Bëri gabim fatal

Si janë zonjat e politikës shqiptare? Ishte një pyetje që Ermal Peçi i bëri Evi Kokalarit për disa nga zonjat e politikës parë në syrin e saj. Ai u ndal në disa emra të vjetër mes tyre Jozefina Topalli dhe një emër artisti shumë e njohur në Shqipëri dhe Amerikë, Bleona Qerreti.

Për Jozefina Topallin ajo tha: “Mua nuk më përshëndet! Kur kemi pasur salutime ka ndodhur se e kam përshendetur unë atë. Dhe në kongres kaloi me vrap dhe nuk më përshendeti, po e them në publik sepse u çudita, nuk ka asgjë në raportin tonë por më thonë që ky është reagimi i saj në pozicion me femrat. Kur ka qenë në pozicion, ka mbajtur shumë fema lart vetëm e vetëm që të dalë në planin e parë. Kam pas shumë simpati se është shumë e fortë dhe mund të ishte një rol dhe mund të jetë akoma një rol fantastik”

Ndërkohë për Bleona Qerretin ajo nënvizoi se: “Mua më erdhi që asaj iu bë një nder, u pyet për të marrë pjesë dhe kishte thënë Po, dhe të nesërmen i tha Jo. Unë isha prezent, mund të kishte diskutuar me mua, mori mendimet e dikujt që nuk duhet t’i merrte nga Amerika. Është shumë e komplikuar por realiteti është ky që kishte thënë Po pastaj u fut në listë, ajo e ka ndihmur PD në të shkuarën dhe e do Sali Berishën. Fakti që ajo tha jo të nesërmen dhe pa folur me grupin, një gabim fatal i saj, ky ishte nder për atë. Nuk e di nëse i kanë bërë një nder tjetër kaq të madh me parë Bleonës sepse i kam ndjekur, duhet të ishte shumë më diplomatike”.


Shtuar 4.05.2022 18:27