Gjermania del kundër Putinit në luftën energjetike

Gjermania është kryekëput kundër presidentit Vladimir Putin në të ashtuquajturën luftë energjetike, tha ministri i financave i vendit.

“Sinjali i parë është për Putinin se ne nuk do të pengohemi, por se kemi një strategji të gjithanshme për të mbrojtur vendin tonë”, tha Christian Lindner në parlamentin gjerman.

“Mesazhi tjetër është se pas ekranit mbrojtës që po vendosim rreth nesh, frena e borxhit do të vazhdojë të funksionojë: një mesazh i qartë për ofruesit e kapitalit në botë që Gjermania mbetet e qëndrueshme.”

Lëvizja e Gjermanisë për të ulur taksat mbi shitjet e gazit është krijuar për t’i dërguar një mesazh Rusisë në lidhje me vendosmërinë e Berlinit për të mos kapitulluar, duke sinjalizuar gjithashtu tregjet financiare se financat e Gjermanisë mbeten të qëndrueshme, tha Lindner.


Shtuar 30.09.2022 09:49