“Prapaskenat” e merkatos, Arnautovic: Kishim folur me dy klube të tjerë, pastaj telefonova Interin

Danijel Arnautovic, vëllai dhe agjenti i Markos, sulmuesi i ri i Interit foli së fundmi për lëvizjen e tij te “zikaltërit”.

Në një prononcim për mediet italiane, Arnautovic theksoi se përpara Interit kishin pasur bisedime me dy klube të tjerë në Serie A.

“Këtë verë ne kishim folur me dy klube të mëdha italiane (Roma dhe Juventus), Interi nuk ishte as në radar. Në një moment u duk se Marko do të duhej të qëndronte, por duke qenë se Interit i mungonte një sulmues, i shkrova Ausilios duke i thënë: ‘Unë e di çfarë të duhet dhe unë kam atë që të duhet.’ ai telefonoi dhe Bologna e pranoi ofertën”-tha i vëllai i sulmuesit.


Shtuar 5.09.2023 12:32