HIMARË/ “Benz-i” përplas 12-vjeçaren në Potam

Një aksident raportohet të ketë ndodhur para pak minutave në Himarë.

Sipas burimeve nga policia, një automjet ka përplasur një 12-vjeçare në Potam.

Fatmirësisht e mitura ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:00, në lagjen “Potam”, Himarë, shtetasi E. Rr., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një fëmijë 12 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë drejtuesi i mjetit shtetasi E. Rr, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com/


Shtuar 22.08.2022 14:40