Tragjedi në Francë, pallati përfshihet nga flakët, humbin jetën 10 persona, mes tyre pesë fëmijë

Dhjetë persona kanë humbur jetën në mënyrë tragjike në Francë, si pasojë e një zjarri që shpërtheu në orët e para të mëngjesit sot në periferinë lindore të Lionit.

BBC raporton se mes viktima, pesë janë fëmijë.

Ndërkohë mësohet se katër persona janë nxjerrë të gjallë nga pallati shumëkatësh.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit. Sakaq mediet lokale bëjnë me dije se zjarri shpërtheu fillimisht në katin e parë, e më pas u përhap me shpejtësi në katet e tjera të pallatit.

Në vendngjarje shkuan 165 zjarrfikës me 70 automjete të cilët pas disa orësh përpjekje kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.


Shtuar 16.12.2022 07:47