Aksioni policor në kampin e MEK, Peleshi: Jemi treguar tolerantë brenda kufijve të lejuar

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur sot për ndërhyrjen e policisë në kampin e MEK në Manzë të Durrësit.

Peleshi deklaroi se aksioni policor në kampin e MEK ishte legjitim.

“Sa i përket vijimit, ne jemi të vendosur që të mos lejojmë të krijohen ishuj ku të tejkalohen ligjet. Ne jemi treguar tolerantë brenda kufijve të lejuar. Në do vazhdojmë të jemi vend pritës dhe gjithë ato angazhimet që kiemi marrë për këtë komunitet ne do t’i zbatojmë por pa lejuar të shkelen rregullat shqiptare”, tha Peleshi.

Tre ditë më parë policia shqiptare kreu kontrolle në kampin e MEK në Manzë, të cilat u shoqëruan me përplasje mes policisë dhe muxhahedinëve, pasi këta të fundit e kundërshtuan një veprim të tillë.

Aksioni policor u bë pas hetimeve në ne kampin e MEK bëheshin sulme kibernetike Lindjes së Mesme.

/albeu.com/


Shtuar 23.06.2023 16:03