“Tre inceneratorë, pronari i njëjtë, mos është krijuar familjaritet i sëmurë?”, Balluku dëshmon në Komision (VIDEO)

Ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit Belinda Balluku është paraqitur për të dëshmuar në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.

Ajo është vënë para pyetjeve të deputetit të PD-së,  Helidon Bushati.

Pyetje përgjigje:

Balluku: Ju e dini që ministria e energjisë ka marrë detyrën të ndjekë kontratën pas 2018. Unë jam në detyrë nga janari 2019. Kontratat janë koncensionare. Ajo e Fierit dhe Elbasnit janë partneritet publik provatat. Kontrata e Tiranes me koncension

Bushati: Ju sot do ta kalonit koncensionin?

Balluku: Pyetja juaj politike.

Bushati: Auditime nga KLSH janë bërë… Çfarë masash janë marrë lidhur me rekomandimet e KLSH nga ana juaj?

Balluku: Mund të specifikoni cilave rekomandime i referoheni që të flas për masat. Supervizori më bëhet qejfi që e përmendi se janë marrë në pyetje shumë shkallë hierarkike sa i përket procesit.

Bushati: Kemi 3 inceneratorë ku pronari është i njëjti, mos është krijuar një familjaritet i sëmurë mes investitorit koncensionarëve apo supervizorit

Balluku: S’më rezulton se të 3 koncesionet janë me të njëjtin pronar juridik. Kam vënë re që në disa raste i referoheni kontratës dhe në disa raste e godisni kë të kontrat. Është momenti për tu unifikuar sa i përket vendimit për kontratën është për tu marrë për bazë apo e merrni vetëm kur ju kemi një interes politik për ta përdorur.

Balluku: S’mund të shpreh mendimin tim. Ky është një komision hetimor s’e di nëse merret me metafora letrare, unë jam e mirë në letërsi por nuk do  ta përdorja sot këtë metaforë. Përzgjedhja e supervizorit bazuar në kontratë. Po i përgjigjem pyetjeve madje sipas metaforave, nëse s’përdoret metaforë s’do merrem me metaforë. Por mendova në respekt të zoptit Bushati ti përgjigjesha.

Bushati: Supervizori i rrugës së Arbrit paguhet nga ministria.

Balluku: Në varësi të kontratës, ashtu siç janë përpiluar kriteret e kontratës në këto kushte ndodhemi edhe sot. Ju doni mendimin tim personal  ndërkohë që unjë jam si zyrtare përgjegjës.

Bushati: Ka një ndryshim pronësie, kam këtu ekstraktin të datës 7.12.2020 i cili ndryshon pronësia e aksioneve. Ju si autoritet kontraktor a keni dhënë miratim për këtë ndryshim pronësie?

Balluku: Ky është element që më duhet ta verifikoj sepse ka pasur shumë aktivitete sa i përket kontratave, më duhet të shikoj letrat.