Bien ndjeshëm rastet me Covid-19 në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 14 raste me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.168. Në total numri i rasteve aktive është 497.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 165 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.150 doza të vaksinës. Deri më sot 821.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com