5 lojtarët e Man United që mund të largohen në janar

Paul Pogba mund të drejtojë një eksod në janar te Man United, pasi ata planifikojnë të dëgjojnë oferta për pesë emra të mëdhenj, ka zbuluar ekskluzivisht ‘Football Insider’.

‘Football Insider’ zbuloi dje se gjigantët e Premier Ligës nuk po kërkojnë të nënshkruajnë me ndonjë emër të madh në janar pas shpenzimeve të tyre verore prej 135 milionë funtesh për Cristiano Ronaldon, Jadon Sancho dhe Raphael Varane.

Megjithatë pritet të ketë disa largime të profilit të lartë dhe një burim i United ka thënë për ‘Football Insider’ se Pogba dhe yjet e tjerë Dean Henderson, Jesse Lingard, Phil Jones dhe Danny van de Beek të gjithë mund të largohen.

Atyre u thuhet se mund të largohen ose në huazim ose në mënyrë të përhershme.

Portieri, Dean Henderson po kërkon të sigurojë një lëvizje huazimi në janar pasi nuk po gjen minuta të mjaftueshme tek ‘Djajtë’, gjersa United janë të gatshëm gjithashtu të shesin Pogba, Lingard, Jones dhe Van de Beek.

Pogba dhe Lingard janë të dy jashtë kontratës verën e ardhshme dhe nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord për vazhdime pas bisedimeve me shefat e Old Trafford.

Të dy lojtarët do të jenë të lirë të nënshkruajnë një marrëveshje parakontrate me një klub të huaj nga janari.

Në rastin e Pogba, një marrëveshje parakontrate me një gjigant evropian është shumë e besueshme, megjithatë, Lingard pritet të mbetet në Premierligë.

Van de Beek dhe Jones janë dy emrat e tjetër që kanë luftuar për të lënë përshtypje te Ole Gunnar Solskjaer.

Holandezi ka bërë vetëm një start në emër të tij këtë sezon, ndërsa Jones nuk ka bërë ende një paraqitje në ekipin e parë.


Shtuar 19.11.2021 19:10