Italia qetëson COVID-19, 604 viktima vetëm në 24 orët e fundit

Koronavirusi COVID-19 ka nisur ngadalësimin në Itali. Deri më sot, në Itali, sipas WorldMeter janë shënuar 135,586 të infektuar, 17,127 viktima dhe 24,392 të shëruar plotësisht nga virusi.

Burime zyrtare bëjnë me dije se Italia sot ka regjistruar 604 viktima në 24 orët e fundit.

Numri i pacientëve në terapi intesive është 3,792 me një ulje të ndjeshme me një ditë më parë me 106 pacientë më pak.

Në rajonin e Lombardisë numri i përgjithshëm i viktimave është 9,484 e janë 282 viktima më shumë se një ditë më parë. /albeu.com/


Shtuar 7.04.2020 16:15