Luana Vjollca është ndarë me Krenarin? Të vërtetën “na e tha” kunati, Getoar Selimi (FOTO LAJM)

Për historinë e Luana Vjollcës dhe Krenar Çoçajt kanë folur të gjithë, megjithëse nuk kemi dëgjuar kurrë për të nga vetë goja e Luanës.

Moderatorja është kapur shpesh mat me të dashurin nga Kosova dhe disa foto të çiftit qarkullojnë në rrjet. Herë ndahen e herë bashkohen, herë grinden e herë pajtohen, megjithatë dashuria e tyre triumfon.

Luana e ndan jetën e saj mes Kosovës e Shqipërisë. Madje së fundmi bleu edhe një vilë në Kosovë për ta pasur sa më komod transferimin herë pas here në këto dy vende; vendlindjen dhe vendin e Krenarit.

Nga ana tjetër, Krenari është përfshirë gjithashtu në Shqipëri me një biznes të ri.

Biznesi i taksive figuron i hapur që më 13 dhjetor të vitit të kaluar dhe duket se tashmë është në funksion të plotë. I parë që e mbështet biznesin e Krenarit është Getoari! Në InstaStory, ai ka ndaë foto të taksive dhe i ka bërë tag biznesit të Krenarit, duke na konfirmuar edhe ne tërthorazi se gjithçka është ok mes Luanës dhe Krenarit.

Krenari ka mbajtur gjithmonë në profil të rezervuar në publik, madje edhe rrjetet e tij sociale janë tepër private. Mbase, kjo është edhe arsyeja që Luana e ruan aq hermetike lidhjen e saj.