VIDEO/ Qyteza në Torino zgjohet “e varrosur” nën baltë

Bardonecchia, një komunë italiane e vendosur në qytetin e Torinos është “varrosur” nën baltë.

Mbrëmjen e djeshme pati vërshim të papritur të një përroi të shkaktuar nga një rrëshqitje dheu për shkak të stuhisë.

Balta dhe mbeturinat kanë përfshirë qytetin.  Një person ka mbetur i plagosur, fatmirësisht jo rëndë, pas përmbytjes.

“Unë jam në kontakt të drejtpërdrejtë me kryebashkiaken Chiara Rossetti”, thotë guvernatori i Piemonte Alberto Cirio, i cili më konfirmoi se nuk ka viktima dhe madje pesë personat e raportuar fillimisht të zhdukur janë gjetur.

Ky është sigurisht një lajm i mirë. Megjithatë, dëmi është shumë i madh.

Ishte një cunami i vërtetë balte që goditi qytetin mbrëmë: në videot e postuara në rrjetet sociale, të cilat tashmë janë bërë virale, shohim disa njerëz që ikin ndërsa pas tyre vjen vala e mbeturinave që pushton qytetin.

Banorët dëgjohen duke bërtitur “Ik, ik”.

Mëngjesin e sotëm Bardonecchia, pak kilometra larg kufirit me Francën, u zgjua e zhytur në baltë.

Makinat janë mbuluar tërësisht me baltë dhe rrugët e qytetit janë mbushur me grumbuj mbeturinash.

Rreth 120 persona u shpërngulën gjatë natës për shkak të shtëpive të pushtuara nga balta.


Shtuar 14.08.2023 11:44