Rama në Kongresin e Arsimit: Koha që Gjuhën Shqipe ta fusnim në çdo nivel arsimor

Kryeministri Edi Rama, në Kongresin e Arsimit ka folur për problematikat gjuhësore dhe komunikatave të stimuluara nga teknologjia. Rama tha se problemet me gjuhën janë kudo në botë, ndërsa u shpreh se mbase është koha që Gjuha Shqipe të futet në çdo nivel arsimor.

“Besoj që na takon të gjejmë mënyrë dhe të kërkojmë përmes një dialogu të gjerë mes nesh, rrugë për ta forcuar pozicionon e gjuhës shqipe në këtë kaos gjuhësor dhe komunikatave ku është përfshirë e gjithë bota dhe ne jemi thellësisht të përfshirë. Na takon të shohim me shqetësim se domosdoshmëria për të rritur standardet e arsimit dhe për t’I njësor me kornizën e standarde me të mira bashëkohore  është një urgjencë akoma më e madhe. Po njësojë I gjithë procesi I mësim dhënies dhe mësimarrjes është në presionin e teknologjisë. Libri bëhet gjithnjë e më i huaj dhe rrugët e komunikimit bëhet gjithnjë e më kalltike. Sot kemi më shumë se kurrë nevojë për të bashkuar mendjet tona ë të gjithë hapësirat ku flitet shqip, deri te hapësirat brenda shtëpive të shqiptarëve që jetojnë në pikat më të larta të globit. Është e rëndësishme që ky bashkim mendjesh në na japë mundësinë të gjejmë dhe të vendosim sesi të veprojmë të nesërmen. Kërcënimi ndaj gjuhës është sot më I madh se asnjëherë tjetër dhe çdo ditë që kalon e rrit këtë kërcënim. Forcat që e kërcënojnë janë të atillë, nga përmasat dhe presioni që ushtrojnë ndaj të vegjëlve duken të pathyeshme. Mbase është koha futja e gjuhës shqipe në çdo nivel arsimimi. Një mangësi është që nuk kemi një sistem për gjuhën tonë amëtare. Sot fillon viti i ri shkollor dhe është shumë mirë që fillon me një abetare të unifikuar me Kosovën”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 12.09.2022 09:58