E FUNDIT/ Shkak Berisha, ambasadorët kërkuan takim urgjent me Lulzim Bashën

Ka përfunduar mbledhja e kryetarit të PD Lulzim Bashës me ambasadorët e huaj të cilët zbarkuan në orët e para të mëngjesit në selinë blu.

Takimi i cili zgjati 1 orë e 13 minuta u zhvillua në një kohë kur PD është në ditë të trazuara zhvillimesh pasi ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron të shkarkuar nga funskionet kryetarin Basha.

Ky takim ka ardhur pas zërave se ambasadorët e huaj në Shqipëri janë në mbështetje të Berishës, dhe sipas burimeve të albeu.com takimi në fjalë është kërkuar nga të huajt për të qartësuar mbështetjen e tyre në raport me kryetarin Basha.

Rikujtojmë se ditën e djeshme ish-kryeministri Sali berisha hyri me mbështetësit e tij në selinë blu për të zhvilluar mbledhjen e parë të asaj që ai konsideron si rithemelimi I Partisë Demokratike. /albeu.com/

 

 


Shtuar 14.12.2021 11:21