Dimri ju than shumë fytyrën, cilat janë maskat perfekte

Zgjidhjen për një lëkurë të butë gjatë ditëve të ftohta të dimrit e kërkojmë te kremrat e ndryshëm – që në thelb nuk është zgjedhje e gabuar – por mund t’ia lehtësojmë punën vetes duke realizuar disa maska me produktet që i gjejmë rëndom në shtëpi.

Maskë me qumësht dhe bajame

Bajamet janë të pasura me vitaminë E dhe acide yndyrore esenciale, ndërsa qumështi shërben si hidratues i mirë. Bëni bashkë një lugë gjelle me pluhur bajamesh (thjesht shtypini) dhe 2 lugë gjelle me qumësht të papërpunuar. Maskën mbajeni për 10 minuta dhe përdorimi i saj do ta reduktojnë thatësinë dhe lëkura do të jetë më e butë

Vazelinë

Vazelina njihet për vetitë e saj në kozmetikë, ndaj edhe në këtë rast mund ta përdorni. Thjesht aplikojeni duke e masazhuar në zonat problematike.

Maskë me të verdhën e vezës dhe vaj ulliri

Në një enë të posaçme hidhni 2 të verdha veze dhe 3-4 pika vaj ulliri. Gjithë maskën vendoseni në fytyrë për 20 minuta dhe më pas pastrojeni. Vaji i ullirit është i pasur me antioksidantë dhe vitamina E, ndërsa e verdha e vezës e ushqen lëkurën dhe ndihmon në trajtimin e thatësisë.

Vaj kokosi

I pasur me acide yndyrore, vaji i kokosit parandalon humbjen e hidratimit dhe e bën lëkurën më të butë njëkohësisht.

Maskë me mjaltë dhe limon

Shtrydhni lëngun e gjysmës së limonit dhe përziejeni me 2 lugë mjaltë. Aplikojeni në fytyrë duke përdorur pambuk dhe lëreni për 10 minuta. Limoni është i pasur me vitaminën C, ndërsa mjalti ka veti anti-inflamatore.

Maskë me banane dhe mjaltë

Shtypni ½ e bananes dhe hidhini 1 lugë çaji me mjaltë. Maskën vendoseni në fytyrë dhe mbajeni për 15-20 minuta. Bananet ushqejnë lëkurën me vitaminë C, B6 dhe A.