Ulet numri i shqiptarëve që shkojnë me gomone në Angli, publikohen shifrat

Gazeta britanike The Sun ka publikuar numrin e shqiptarëte që kanë hyrë me gomone ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas të dhënave të fundit numri i shqiptarëve që rrezikojnë jetën me gomone drejt Angkisë ëhstë ulur ndjeshëm në tremujorin e parë të këtij viti.

Shifrat janë ulur për shkak të masave që qeveria britanike ndërmori kundër emigracionit të jashtëligjshëm.

Nga 1099 shqiptarë që emigruan në Angli në tre muajit e fundit të vitit të kaluar, vetëm 29 mundën të kalojnë Kanalin në tre muajt e parë të këtij viti. Rreth 500 emigrantë të paligjshëm janë kthyer deri më tani në Shqipëri, pasi Rishi Sunak premtoi të ndalonte gomonet, një nga pesë prioritetet kryesore të Kryeministrit të përshkruara për këtë vit, shkruan The Sun./albeu.com/