Shërohet nga Covid-19 kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se sot ka shkuar në zyrë, pasi ka rezultuar disa herë negativ.

“Mirmëngjesi prej zyrës së Komunës! Mbasi kam rezultuar negativ disa herë, sot, puna po vazhdon prej zyrës. Ju falënderoj për kujdesin që treguat gjatë ditëve të izolimit”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Rama para 7 ditësh kishte njoftuar se është infektuar me COVID-19, për herë të dytë./albeu.com

 


Shtuar 18.01.2022 08:46