Këshillimi Kombëtar, Rama pyet qytetarët: A duhet të ndaheni nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit?

Kryeministri Edi Rama në pyetjen e 11-të drejtuar qytetarëve në kuadër të nismës Këshillimi Kombëtar për Shqipërinë, i pyet nëse duhet që vendi ynë të ndahet nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

“Kushdo dëshiron të marrë pjesë në këtë proces popullor që zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar, kudoqoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike, mund të japë opinionet e tij/saj”, shkruan Rama.


Shtuar 25.01.2022 18:44