27 vjeçari me COVID-19 humbi jetën, mjeku bën dedikimin prekës

Ditën e sotme një 27 vjeçar humbi jetën në Infektiv.

ai ishte i infektuar, por ndërkohë vuante edhe nga talasemia.

Për këtë lajm të keq ka reaguar mjeku kardiolog në spitalin e Kavajës Drin Bardhi i cili i ka dedikuar një mesazh prekës të riut.

Teksa shpreh ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta, mjeku jep edhe një mesazh për të shtuar kujdesin nga koronavirusi.

“Qofsh i xhehnetit Artian Must Cara. Do te kujtoj gjithmone te dashur, me te qeshuren tende te vecante. Allahu na bashkofte ne xhehnet. Coronavirus realitet i zi. Ruhuni bashkeqytetare” shkruan ai në statusin ku bashkangjit edhe një foto të të riut.

27-vjeçari ishte i infektuar me COVID, por asimptomatik, ndërsa sipas ministrisë së Shëndetësisë shkak për vdekjen e tij nuk ishte virusi, por sëmundja bashkëshoqëruese, pasi vuante nga talesemia.


Shtuar 24.07.2020 13:48