Makina përplas 12-vjeçari në Spille, drejtuesi arrestohet

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e një mjeti në Kavajë pasi ka përplasur një të mitur. Burime nga policia bëjnë me dije se 12-vjeçari po merr ndihmë në spitl dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 38 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Harizaj-Spille, ka aksidentuar një 12-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.