Gjenerali amerikan: Kundërofensiva ukrainase po përparon më ngadalë nga sa pritej

Kundërofensiva ukrainase kundër forcave ruse “po përparon me një ritëm më të ngadaltë se sa pritej”, por po bën përparim të qëndrueshëm, tha sot kreu i Shtabit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA, gjenerali Mark Miley.

“Po përparon me një ritëm më të ngadaltë se sa pritej. Nuk më befason”, tha Miley gjatë fjalimit të tij në Klubin Kombëtar të Shtypit.

Kundërsulmi “përparon në mënyrë të qëndrueshme, me kujdes, duke kaluar nëpër fusha shumë të vështira të minuara etj”, shtoi ai.


Shtuar 30.06.2023 22:09