Gripi i shpendëve përhapet edhe në një qytet tjetër

Gripi i shpendëve duket se po përhapet me shpejtësi jashtë fermave që merren me rritjen e pulave në Durrës.

Mësohet se në fshatin Grabian, Lushnje më shumë se  60 pula kanë ngordhur dhe dyshohet se mund të jenë prekur nga gripi i shpendëve.

Në këtë ferme ka shkuar veterineri për të marrë kampione që do të dërgohen për analiza në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, Tiranë.

Kujtojmë që fillimisht gripi u konfirmua në Durrës, teksa ditën e sotme u konfirmua gjithashtu edhe te pelikanët në liqenin e Prespës. /albeu.com


Shtuar 22.03.2022 12:02