Plagosja me armë zjarri në ambientet e një lokali në Tiranë, dalin detaje të reja

Foto ilustruese

 Një plagosje me armë zjarri ka tronditur pak minuta më parë kryeqytetin.

Në ambientet e një lokali në rrugën “Tasim Shehu” pas një konflikti që dyshohet i çastit shtetasi A.O 49-vjeç ka plagosur 23-vjeçarin R.M, bën të ditur abcnews.al.

I plagosuri është dërguar te “Trauma”, ndërsa autori ka ikur në drejtim të paditur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes si edhe indentifikimin dhe kapjen e autorit./albeu.com