Ndahet nga jeta profesori i Universitetit të Tiranës, Ismail Demneri

Profesori Ismail Demneri është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme pas një sëmundjje të gjatë.

Lajmi konfirmohet nga miqtë dhe familjarët e tij të cilët e cilësojnë si kolosin e qytetarisë së Tiranës.

Profesor Ismail Demneri lindi në Tiranë, më 15 Maj 1938, në një nga familjet e hershme autoktone tiranse e njohur për traditat e saj atdhetare. Pasi kreu me sukses studimet e larta gjatë viteve 60-të në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua si inxhinier mekanik dhe më pas dha mësim, si një nga ekspertët më të njohur në fushën e Termodinamikës.

Madje, për disa kohë Ismail Demneri mbajti edhe postin e zv/dekanit.

Prof. Ismail Demneri, përpos meritave në fushën e profesionit të tij dhe cilësive njerëzore, ishte një tiranas 100 përqind, e pa dyshim një nga shtyllat kryesore me kontribut te jashtëzakonshëm në mbarëvajtjen e veprimtarive te Shoqates TIRANA, ku për njëzet vite mbajti me dinjitet postin e nënkryetarit të shoqatës, duke lënë kësisoj gjurmë te pashlyeshme në gjithë veprimtarinë e Shoqatës TIRANA, por edhe të kryeqytetit sidomos të banorëve autokton, që e donin dhe e respektonin pafund.

Prof.Ismail Demneri lindi në Tirane me 15 Maj 1938 në një nga familjet e hershme autoktone tiranse e njohur për traditat e saj atdhetare. Pasi kreu me sukses studimet e larta gjate viteve 60-te në universitetin e Tiranës, ku u diplomua inxhinier mekanik dhe ndërkohë pas një specializimi jashtë shtetit deri sa doli në pension dha mësim në universitetin politeknik të Tiranës si një nga ekspertet më të njohur në fushën e Termidinamikës.

Madje për disa kohe ai mbajti edhe postin e zëvendësdekanit të këtij fakulteti. Veçmas kësaj u angazhua edhe në veprimtaritë e Shoqatës TIRANA ku kontributi i tij qe i përmasave të jashtëzakonshme. Kështu fale ideve te tij u krijua, u shkrua e u botua kolana TIRANA PERSONALITETE.

Me ndarjen nga jeta te PROF. ISMAIL DEMNERIT familja, miqtë e farefisi humbën njeriun e tyre të dashur, kurse Shoqata TIRANA e mbarë tiransit humben bashkëqytetarin e devotshëm e të palodhur që nuk reshte se evidentuari vlerat e qenësishme të të gjithë trevës tiranse./Albeu.com/


Shtuar 16.06.2023 13:56