Zbulohet embrioni i dinosaurit 72 milionë vjeçar (FOTO LAJM)

Shkëncëtarët kanë zbuluar një embrion 72 milion vjeçar të një veze dinozauri.

Fosili është gjetur në Ganzhou të Kinës.

I quajtur “Baby Yingliang”, embrioni i përket një grupi dinosaurësh Theropodë pa dhëmbë të quajtur Oviraptorosaur. Mendohet se ata jetuan gjatë periudhës së Kretakut, 145 deri në 66 milionë vjet më parë, në Azi dhe Amerikën e Veriut.

“Ky është një nga embrionët më të ruajtur mirë që është zbuluar ndonjëherë dhe raportuar në shkencë. Ngaqë është në gjendje të mirë, ne mund ta shohim qartësisht qëndrimin e tij dhe kjo na lejon ne ta krahasojmë me dinosaurët e tjerë, po ashtu edhe me zogjtë modernë”, tha Fion Waisumma, studiuesja e embrionit.

Zbulimi më interesant për shkencëtarët është qëndrimi brenda vezës.

“Në kohët moderne, zogjtë kanë një sjellje unike të quajtur strukja. Nisur nga dita e 17, ata mbështillen duke vendosur kokën mes dy këmbëve dhe më pas deri në ditën e 20 ata nisin të lëvizin deri në marrjen e një qëndrimi final ku vendosin peshën e duhur në kokë, veprim i cili i ndihmon të thyejnë vezën, për të dalë jashtë saj”, sqaron studiuesja.

Nga ekzaminimet fillestare nga shkencëtarë të vezës së fosilizuar, kanë dalë prova konkrete që mbështesin idenë që zogjtë modernë kanë evoluar nga dinosaurët. Veza ka një gjatësi prej 17 centimetrash, ndërsa dinosauri brenda saj ka një gjatësi prej 27 centimetrash, nga bishti te koka./albeu.com/


Shtuar 23.12.2021 14:22