“My Saga” në fund të detit, momenti kur superjahti fundoset në brigjet e Italisë (VIDEO)

Superjahti “My Saga” është fundosur në brigjet e Italisë.

Jahti është rreth 40 metra i gjatë dhe është fundosur në zonën e Catanzaro Marina.

Lajmin e ka bërë të ditur BBC, sipas të cilës, jahti po shkonte nga Gallipoli në Milazzo kur u fundos.

Gjithashtu sipas burimeve në bord ndodheshin 9 persona, katër pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, të cilët u shpëtuan nga roja bregdetare.

Arsyeja e fundosjes së “My Saga” ende nuk është bërë e ditur dhe për të kuptuar cili ka qenë shkaku i përmbytjes ka nisur një hetim i thelluar./albeu.com/