Aksidentohet urbani i “Tiranës së Re” te Stacioni i Trenit (VIDEO)

Një autobus i linjës së “Tiranës së Re” është aksidentuar këtë pasdite.

Aksidenti ka ndodhur pranë stacionit të Trenit në Tiranë.

Paraprakisht raportohet se nga aksidenti nuk ka të lënduar.

Policia ndodhet pranë vendit të ngjarjes.


Shtuar 1.12.2022 17:12