Shkuan për të bërë ski, 5 të rinj bllokohen nga bora në Razmë, FNSH niset me urgjenc drejt tyre

5 të rinj të cilët kishin shkuar për të bërë ski në Malësinë e Madhe, kanë mbetur të bllokuar prej disa orësh.

Kanë qenë vetë të rintë të ciët kanë arritur të komunikojnë me forcat speciale, dhe të njoftojnë këta të fundit pr situatën në të cilën ndodhen.

mënjehërë pas marrjes së njofimit Forcat e ndërhyrjes së shpejtë janë nisur drejt Ramzës ku duhet të ecin dhe 20 kilometra në këmbë për të mbërritur në pikën ku ndodhen të rinjtë, pr të bërë të mundur shpëtimin e tyre.

Njoftim:

5 Te rinj bllokohen ne bore ne M.Madhe

Forcat e Ndehyrjes se Shpejte ne Opeacione shpetimi

Kane arritur te hyjne ne lidhje me te rinjte dhe po vazhdojn Marshimin ne drejtim te tyre, pasi u duhet te udhetojne nga Razma 20 km ne kembe.

Forcat e policise se nderhyrjes se shpejte Shkoder dhe sherbimet e komisariatit te policise se Malesise se Madhe, prej 2 oresh kane nisur nje operacion shpetimi ne Fushe te Zeze, 20 km ne veri te Razmes se Malesise se Madhe, ku kane mbetur te bllokuar ne bore 5 te rinje nga Bjza e Kastratit, te ilet kishin shkuar per te rreshqitur me ski ! Para nje ore dy grupet e nderhyrjes se shpejte kane mberritur ne Razem dhe nisur marshimin ne kembe per ne vendin ku kane mbetur te rinjte ! Policia i duhet te ece ne kembe se paku 20 km neper rruge malore. Lajmi i mire eshte se policia ka mundur te hyje ne kontakt me te rinjte duke komunikuar me celular ! Njeri prej tyre ka shqetesime shendetesore por pa rrezik per jeten, ndersa te tjeret jane ne gjendje te mire ! Per momentin mesohet se te rinjte jane strehuar ne nje stan veror, deri sa te mberrijne grupet e gatshme te policise, qe po udhetojne ne drejtim te tyre. Duhen se paku 5 ore qe te perfundoje ky opecion, por e rendesishme eshte qe konktaktet mes te rinjve te bllokuar dhe policise ne operacion, jane vendosur !/ AlbEu/


Shtuar 1.02.2023 19:12