Gëlltiti drogë në shtëpi, 2-vjeçarja përfundon në spital

Një 2- vjeçare ka përfunduar në spital pasi gëlltiti një sasi droge në shtëpinë e saj në Giugliano në Campania (Napoli).

Mediet italaine bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Vajza e vogël u mbajt për vëzhgim në spitalin pediatrik Santobono në Napoli, por jeta e saj nuk është në rrezik.

Në spital kanë mbërritur karabinierët, të cilët po hetojnë për të rindërtuar dinamikën e asaj që ka ndodhur./Albeu.com/


Shtuar 24.01.2023 13:38