Rama flet për menaxhimin e mbetjeve: Himara shembull, kryebashkiaku u zgjua nga gjumi, ka ngrënë dru publikisht

Në Forumin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese, kryeministri Edi Rama ka folur për menaxhimin e mbetjeve nga ana e bashkive, duke thënë se situata ka ndryshuar për mirë, ku sot 90% e mbetjeve grumbullohet. Rama ka veçuar bashkinë e Himarës si shembull dhe shtoi se ky ndryshim ka ardhur pasi kryetari i bashkisë u zgjua nga gjumi.

“Realisht bazat e vendosura janë pozitive, por nga ana tjetër nevoja për të ecur përpara është relitet… Ajo që vlen të përsëritet është që kur ne e nisëm këtë rrugëtim në Shqipëri, 50% e mbetjeve mbeteshin rrugëve, i merrnin ujërat, digjeshin në fusha shumë pranë zonave të banuara dhe faktikisht banorët e Kombinatit, banorët e Elbasanit apo të Fierit, ku sot situate është absolutisht tjetër, besoj e kujtojnë akoma se çfarë ndodhet ën zonat e tyre e mallet e plehrave që sillnin në çdo dritare ajron e ndotur dhe toksik. Pa diskutim banorët e Durrësit e kujtojnë , por për fat të keq, ka mbetur në mendjen e shumë njerëzve, brenda dhe jashtë, fushën e mbushur me vargmale plehrash në Porto Romano e cila sot është kthyer në një zonë rekreative dhe par i madh. Nëse 50% e plehrave ktheheshin në lëndë toksike mbi tokë, sot jemi në 90% të grumbullimit të tyre, por kemi një përqindje të vogël që nuk grumbullohet. Gjatë këtij vitit është bërë punë e jashtëzakonshme, përmes një rikonceptimi të marrëdhënieve mes qeverisë dhe kryetarëve të bashkisë. Dua të përmend Himarën si histori suksesi dhe nuk do të çuditesha nëse nuk do të ishte këtu sepse ka qenë i pranishëm kur ka ngrënë dru publikisht. Por shembulli i himarës është i jashtëzakonshëm i një zgjimi të befasishëm të kryetarit të bashkisë. Është një shembull për t’u marrë nga të gjithë që tregon sa e rëndësishme është kjo marrëdhënie dhe sa e rëndësishme është që të gjithë të bëjnë punën e vetë”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 30.09.2022 10:18