Të bllokuar nga barrikadat, KFOR i dërgon ushqim me dy helikopter bazës së tyre në veri

KFOR-i ka dërguar ushqim bazës së tyre në pjesën veriore me dy helikopter, kjo po bëhet për shkak të vendosjes së barrikadave në veri, dhe kjo shihet në një video të siguruar nga Kanal10.

“KFOR-it dërgon ushqim bazës së tyre në pjesën veriore përmes linjës ajrore për shkak të bllokimit të rrugës nga barrikadat”.-thuhet në njoftim.

Kujtojmë se ka disa ditë që në veri janë vendosur barrikadat nga serbët lokal atje dhe nuk janë duke i larguar edhe pasi Kosova ka shtyrë zgjedhjet lokale në komunat veriore.

Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe institucionet e tjera perëndimore kanë kërkuar heqjen e barrikadave si dhe uljen e tensioneve./Express/


Shtuar 13.12.2022 13:24