OKB: Më shumë se 1900 civilë të vrarë në Ukrainë, 162 fëmijë

OKB-ja ka regjistruar vrasjen e më shumë se 1900 civilëve që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, por paralajmëroi se shifrat aktuale janë shumë më të larta.

Nga 1,982 civilë të vrarë midis 24 shkurtit dhe 14 prillit, 162 ishin fëmijë, tha Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).

Përveç të vrarëve, gjithashtu janë plagosur edhe 2651 civilë të tjerë, 256 prej tyre fëmijë.

Shumica e vdekjeve dhe të të plagosurve ishin shkaktuar nga bombardimet dhe sulmet ajrore, sipas OHCHR.

Komisionerja e Lartë për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, ka shprehur më parë tmerrin ndaj raporteve për civilë të vrarë në qytetin Bucha, pranë kryeqytetit Kiev, duke thënë se ata ngritën pyetje serioze dhe shqetësuese në lidhje me krimet e mundshme të luftës dhe duke kërkuar që të ruhen provat./albeu.com


Shtuar 16.04.2022 11:55