Çfarë ndodh me trurin tonë kur hamë diçka shumë të ftohtë ose të ngrirë

Është shumë e zakonshme në verë, kur zgjidhni të hani një akullore ose të pini një granitë të freskët, të ndjeni papritur një dhimbje intensive, shpuese në kokë, e njohur edhe si “ngrirja e trurit”.

Kjo ndodh sepse kur hani ose pini diçka të ftohtë, temperatura e qiellzës suaj bie dhe enët e gjakut ngushtohen nga ftohja.

Pothuajse menjëherë pas kësaj, enët e gjakut zgjerohen dhe gjaku nxiton në atë zonë, ndërsa trupi juaj përpiqet të rregullojë temperaturën e tij, pra të ngrohet. Ky zgjerim i papritur i arterieve transmetohet në tru si dhimbje nëpërmjet nervit trigeminal, i cili degëzohet në mes të fytyrës dhe ballit, shpjegojnë ekspertët.

Në fakt, fëmijët dhe njerëzit e prirur ndaj migrenës kanë një rrezik më të lartë për të përjetuar një dhimbje koke të shkaktuar nga i ftohti, sipas ekspertëve nga Johns Hopkins Medicine.

Çfarë duhet bërë kur t’ju ndodhë

Lajmi i mirë është se ngrirja e trurit zgjat më pak se pesë minuta në 98% të njerëzve.

Megjithatë, ka disa gjëra që mund të bëni për ta përshpejtuar dhe për të marrë lehtësim më të menjëhershëm:

-Shtypni gjuhën ose gishtin e madh në çatinë e gojës.

-Pini një gotë ujë në temperaturën e dhomës.

Të dyja do të ndihmojnë në transferimin e nxehtësisë në qiellzën tuaj dhe për ta rikthyer temperaturën e gojës në normale, thonë ekspertët./albeu.com