A ka ikur Rudina Hajdari nga “Nisma Thurje”? Zbulohet e vërteta

Sot në media qarkulloi lajmi mbi largimin e deputetes Rudina Hajdari nga “Nisma Thurje”.

U përfol për një distancim që pretendohej se kishte bërë ‘Nisma Thurje’ nga deputetja Rudina Hajdari, e cila nuk ka mundur që të bëjë dot asgjë për të penguar mazhorancën për të kaluar dryshimet në Kod.

Lajmin në fjalë e njoftoi një nga themeluesit e ‘Nismës Thurje’, Pano Soko, i cili ka konfirmuar zërat e ndarjes së rrugëve me Hajdarin. Por përkundrejtë kësaj deklarate, pedagogu i ekonomisë, Rezart Prifti, njëherësh një nga përfaqësuesit e ‘Nisma Thurje’, thotë krejt të kundërtën.

Referuar “ndarjes” me deputeten Rudina Hajdari, Prifti shprehet se në Lëvizjen Nisma, njerëzit janë të lirë dhe nuk përjashtohen, sikundër ndodh në Partinë Demokratike dhe Socialiste.

Në një intervistë për A2, ai hodhi poshtë zërat për largimin e Hajdarit. “Ishte një fake news i paparë. Ishalla nxjerrin ndonjë lajm tjetër se duhet. Por jo, Rudina nuk ka asnjë largim. Këto janë terma tipikë të politikës së vjetër. Atëherë të ngrinte Berisha, të shkrinte Rama. Ç’janë këto psikopatira? Kush të përjashton sot?

Ti vjen e ikën si të duash. Është një hapësirë e lirë mendimi. Ne jemi të mendësisë së lirë. S’jemi në PD ku përjashtohesh e të mbyllin gojën, as në PS ku të shan baba me 7 breza. As nuk perceptohen këto fare, ndaj dhe fake news është tipik i politikës së vjetër.

Na i bënë barrierat e hyrjes në treg edhe më të mëdha nga ç’ishin. Por kjo tregon që këta ujq të zgjebosur kanë frikë. Dhe e shohin këtë si të vetmen formë të një treni paqeje që kushedi ku po shkon dhe kushedi po na prish punë”, shtoi Prifti.


Shtuar 6.10.2020 17:46