Plagosi me thikë babë e bijë së bashku me dhëndrin italian në Laprakë, lihet në burg 40-vjeçari

Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për autorin e plagosjes së trefishtë që ndodhi dy ditë më parë në Laprakë të Tiranës.

Altin Mergjushi plagosi me thikë në një lokal në Laprakë Viktor Rrapollarin, 64 vjeç, vajzën e këtij të fundit, Roxhersa, 40 vjeçe, si dhe bashkëshortin e saj italian, 47 vjeç.

Autori pasi është konfliktuar verbalisht me tre personat, është afruar në tavolinën e tyre dhe i ka goditur me thikë. Autori punonte në fabrikën e italianit Massimo Sorvillo, ndërsa ky i fundit e kishte hequr nga puna.

Autori ka pretenduar se është hequr nga puna me pa të drejtë e për pasojë edhe nuk i është dhënë haku i punës, duke e çuar në atë sipërmarrje të çmendur duke sulmuar tre persona me thikë në një kafene të Laprakës.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur për konflikte punësimi, ku autori ka qenë i punësuar në biznesin e të plagosurve.

Burimet bëjnë me dije se Mergjushi njihet në zonë si përdorues lëndësh narkotike./albeu.com/