Kosova regjistron një viktimë dhe mbi 1.000 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur të shtunën se në Kosovë është regjistruar një rast i vdekjes dhe 1.084 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dolën pas testimit të 2.811 mostrave, që i bie se 38.56 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Sipas shifrave të fundit, në Kosovë në 24 orët paraprake janë shëruar 406 persona, ndërkaq raste aktive me koronavirus janë 293.

Kosova së fundmi po shënon rritje të rasteve, gjë që ka shtyrë autoriteteve t’iu bëjnë thirrje qytetarëve që të mbajnë maska në ambiente të mbyllura dhe të vaksinohen kundër koronavirusit.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 293 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Në Kosovë të drejtë vaksinimi me dy doza kanë fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç, ndërkaq nga 18 vjeç kanë të drejtë të marrin tri doza. Dozën e katërt mund ta marrin personat mbi 60 vjeç.

Deri më tani, me një dozë janë vaksinuar 903.721 persona, me dy doza janë imunizuar 823.974, me tri 103.863, ndërkaq me katër doza 517 persona./rel


Shtuar 16.07.2022 15:06