“Ilir Meta do ma përmendë edhe kur të më hedhë dheun tek varri”, Monika Kryemadhi tregon gabimin më të madh

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për integrim Monika Kryemadhi, e ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Goca dhe Gra’ ka diskutuar rreth rolit të femrës dhe rëndësisë së saj në shoqëri.

Ajo tha se në këtë mandate, ka më shumë gra në pushtet por pesha e tyre është më e vogël sesa duket. Ndër të tjera Kryemadhi shtoi se një ndër gabimet e saj më të mëdha ka qenë dëshira për të qenë e pavarur politikisht nga bashkëshorti Ilir Meta, dhe ky i fundit do t’ja përmendë këtë gabim edhe pasi të vdesë, pasi ky gabim i kushtoi humbjet në zgjedhje.

“Në shifra në të vërtetë jemi barazim me Danimarkën dhe Suedinë por sa është në realitet kjo gjë. Kjo është qeveria me më shumë gra se të gjitha po se sa pushtet kanë është gjë tjetër. Politikisht më mirë një burrë që lufton për të drejtat e grave sesa një grua që bën sikur vendos. Është tjetër puna dhe tjetër pushteti. Kjo është një ndër gjërat e rëndësishme.

Vetë demokracia jonë sot nuk është e tillë se po të ishte do të kishim një vendimmarrje gjithëpërfshirëse. Ka shumë pak burra që marrin lejen e lindjes, jo vetëm në Shqipëri dhe barra kryesore i bie gruas.

Gruaja është target më i vështirë për tu kapur nga element ii korrupsionit për shkak të përgjegjshmërisë. Një nga gabimet e mia ka qenë dëshira për të qenë e pavarur politikisht pasi dëshira ime ishte si një lloj etjeje. Meta edhe kur të vdes, do ma përmende në dheun që do më hedhe tek varri.”